Sekretari amerikan Pompeo të enjten niset për në Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të niset të enjten për në Korenë e Veriut për të vazhduar bisedimet për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit e njoftuan të hënën udhëtimin e zotit Pompeo. Vajtja për herë të dytë në Korenë e Veriut vjen pas takimit historik të 12 qershorit në Singapor mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.