Spiunja amerikane që ishte tmerri i nazistëve: Gjermanëve të Hitlerit u dridheshin këmbët nga zonja e pakapshme që çalonte (Foto/Video)

Virginia Hall ishte përshkruar nga Gestapo si “spiunia më e rrezikshme e SHBA-ve”, duke e konsideruar rrezikun më të madh për Rajhun e Tretë.

Edhe pse nuk e kishte njërën këmbë, asnjë spiun tjetër nuk aftësinë e saj ka në kapjen, zbulimin dhe mashtrimin e nazistëve. Virginia Halla ka lindur më 6 prill të vitit 1906 në Baltimore, në një familje të pasur fermerësh, transmeton Telegrafi.

Ishte studente e jashtëzakonshme, kryeredaktore e revistës së shkollës dhe kapitene e ekipit të hokejit. Bashkëmoshatarët e mbajnë në mend si një “vajzë unike”.

Shkollimin e kishte vazhduar në Evropë ku kishte diplomuar në fakultetin ekonomik dhe të drejtën ndërkombëtare, që i ndihmoi t’i mësojë gjuhët frënge, italiane dhe gjermane.