Turqia bart disa kompetenca te presidenti

Në një referendum të mbajtur vitin e kaluar, shumica e votuesve kanë mbështetur presidencë me më shumë kompetenca ekzekutive. Ndryshimet politike kanë nisur pas triumfit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 24 qershorit.

Zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe Erdogan do të ketë fuqi për të formuar dhe emëruar ministrat, apo edhe të largojë shërbyesit civilë, pa miratimin e parlamentit.

Qeveria ka prezantuar dekrete të tilla, prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur si pasojë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Erdogan ka premtuar se do ta heqë këtë masë nëse fiton zgjedhjet.

Ndryshimet e reja do të nisin së zbatuari kur Erdogan të bëjë betimin në parlament më 8 dhe 9 korrik. /Rel/