Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të huaja.

Në Pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona prej disa kilometrash.