Deklarata befasuese e Albin Kurtit sot në protestë

Deklarata befasuese e Albin Kurtit sot në protestë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa ka mbajtur fjalim para protestuesve sot në Prishtinë, ka thënë se Kosova duhet të krijojë aleancë ballkanike, duke e përfshirë shtetin e Bullgarisë.

Ai nuk e ka përmendur më herët një aleancë të tillë, dhe as në fjalimin e sotëm nuk e ka sqaruar se në cfarë konteksti duhet të bëhet një gjë e tillë, dhe se pse për Kosovën është e nevojshme që të ketë aleancë me bullgarët.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Ne duhet të krijojmë bashkëpunim sa më shumë me kombe dhe shtete tjera gjithnjë duke shikuar procesin tonë shtetëror. Duhet ta formojmë një aleancë Ballkanike me kroatët dhe bullgarët, me Sarajevën e Podgoricën e Shkupin sepse pas grusht shtetit të dështuara në Mal të Zi dhe Maqedoni Serbia synon t’i sulet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në protestë.

Kjo protestë e cila filloi në ora 14:00 përfundoi në mënyrë paqësore dhe pa ndonjë incident. Në këtë protestë kërkuan që të rrëzohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.