Majlinda Kelmendi na bën sërish krenarë, ja çfarë ka bërë tani

Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së Artë në Lojërat Olimpike ka shitur medaljen e saj për të siguruar ilaçe për fëmijët e sëmurë me kancer.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilacet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bën krenare”, shkruan Majlinda Kelmendi.

Ajo është ambasadore e “Care for Kosova Kids” dhe ka bërë thirrje për kontribute për këta fëmijë. “Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”, shprehet Kelmendi.