Fjalë kyçe për studimin e gjendjes në Kosovë

POLITIKANË me etje të sëmurë për pushtet, të gatshëm për ruajtjen, përkatësisht, marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim të mundshëm;

GAZETARË-ANALISTË të gatshëm për t’u korruptuar e për t’u shitur te politikanët aktualë, në këmbim të përfitimeve materiale-financiare e për favore të tjera, për mediat e tyre;

INTELEKTUALË të gatshëm për t’u vënë në shërbim të politikanëve aktualë, në këmbim të pozitave, mundësisht sa më të larta, në parti e në institucione shtetërore, e për t’u bërë, pastaj, edhe vetë politikanë;

BIZNISMENË të pangopshëm që, për përfitime e pasuri të paligjme, i mbështesin financërisht e në çdo mënyrë e formë tjetër, politikanët aktualë në Kosovës;