Halil Gashi: Dialogu me Serbinë, leni kopallat e bëhuni bashkë

Qytetarët e Kosovës janë lodhë nga kontestimet e juaja që po ia bëni njëri tjetrit, janë lodhë nga zhurma qoroditëse që subjektet politike po e bëjnë për dialogun më Serbinë , më kontestimet që po ja bejnë Hashim Thaqit për ta udhëhequr dialogun më Serbinë, ngase jamë i bindur se të njëjtën gje do ta benit ndoshta edhe më keq po të ishte Isa Mustafa, Ramushi, Fatmiri apo Albini , Ju nuk jeni në gjendje që në Parlamentin e Kosovës ta zgjedhni më dy të tretat e votave njeriun që do ti printe ketij dialogu, ngase ju keni ego të smuara. Kur njëri degjon keto kontestime që sot po behen të krijohët përshtypja se Hashim Thaqi shtripi sot për herë të parë në Kosovë , se ju nuk e paski pas njohtë Hashimin qe 20 vite që e mbeshtet në rrugëtimin e tijë deri sot , ose tani po doni të na bindni se Hashimi po dojka me e shitë Kosovën, thuase Kosova qenka pronë e tijë , apo e ndonjerit nga ju e Hasha po dojka me ua shitë …..

Dikush mund të mëdoi se qënkam fans i Hashimit apo i PDK-së , jo, nuk jam fans as anëtar i tyre , jam përson që dua që Kosova të ketë Institucione të fuqishmë qe e fuiqizojnë shtetin e Kosovës .Nuk dua institucione bizare , ashtu sikurse që i kemi bërë vetë duke filluar nga Parlamenti , Qeveria dhe Presidenti. Më u pas mundua Serbia më i devalvu këto institucione kaq keq , sikurse qe ne i bemë , kurrë nuk ia kishte dalë ashtu sikurse qe ne ia dolem ti bejmë kështu të qoroditura që i kemi sot.

Ne nuk njohim Gjykatë Kushtetuese , vetëm kur ajo vendos sikur dikujt i pelqen ,nuk njohim Parlament, ngase aty debatin e kemi lëshuar në nivel të debatit të kafeneve apo debatit të rrugës , aq bizare janë deklarat dhe debatet e shumë parlanmentarve sa qe nga një herë apo shumë herë krijojnë neveri të qytetarve. Kurse ikjet nga seancat e Paralmentit qe po shkaktojnë mungesë forumi për të mitratuar Ligje apo rezoluta , i bejnë aq të mjerë këta Parlamentar saq të dukën për ibret kur disa nga ta marrin kinse mundin me thenë diq në atë Parlament mjeranësh. Ne nuk njohim as Qeveri,me perjashtim vetëm atëherë kur ajo na i rritë pagat jashtëligjshëm .

Cdo i dyti lajm në media është se ky pao ai lider, kjo apo ajo parti , ky apo ai grup parlamnetar e konteston Hashim Thaqin që të udhëheq dialogun më Vuqiqin në Bruksel, Kështu , ata po tallën më intelegjencën e qytetarve , thuajse qytetarët janë të smuar nga Alzhajmeri ,t huase mbamëndja e tyre më një “clik” fshihet . Ju që po e kontestoni sot Hashimin , a nuk ishit po ata që e betë Hashimin President, më përjashtim të Vetëvendosjës , Vetëm Albini ka të drejtë ta kontestoi të tjerët e ndihmuan drejtëpërdrejtë ose terthorazi arrdhjen e Hashinmit President , ku pat edhe pazare të ndryshme për përfitime përsonale . Tani mund të thuani ky qenka më Albinin , Jo nuk jamë as i vetëvendosjës ,ngase edhe Albini duhet të përfshihët ashtu sikurse edhe të tjerët në ekipin negocues që po e kerkon tani edhe Hashimi ani pse me vonesë.

Nese doni që pozita e Kosovës të jetë e fortë në dialogun më Serbinë , atëhërë behuni bashk leni kopallat , hartoni një platformë për kete dialog , qitjani garrdhin Hashimit dhe tërë ekipit negociator përtej të cilit nuk mund të dali,. Zgjidhni në kte ekip negocues ekspert më të mirë të profileve të ndryshme që do të dijnë dhe mundën të mbrojnë interesat e Kosovës dhe qytetarve të sajë , në ketë proces final të zgjedhjes përfundimtare të kontestit shekullor më Serbinë . Ketë mos e bëni për hatër të Hashimit , por për hatër të Kosovës dhe qytetarve të sajë , për hatër të gjakut të deshmorve të cilet ranë në altarin e lirisë. Kosovën nuk mund ta përfaqsojnë në kte nivel individ me njohuri modeste, për shkak se po i takojkan kesaj apo asaj partie

Mos e përdorni ketë dialog për marketingje partiake , apo promovime personale , mos udheqi nga urrjetjet dhe shpirtë nguishtësia dhe shpirtëligësia e as njerit . Kosova është inters më i madh i qyterave dhe popullit të sajë, se sa intereasat e juaja dhe inatet e shpirtëligiëst e ndonjërit nga Ju.

Edhe unë do ta mbeshtes më tërë fuqinë qe ti prijë dialogut Ai përson cili ka votat e dy të tretave të Parlamentit të Kosovës, por në ketë kostalacion forcash që ka Parlamenti i Kosovës nuk do të ia dilni as një herë e as per as njerin nga ju apo lideret e juaj që të siguroni 81 vota më të cilat do të autorizonit dikend ti prijë keti dialogu. Kështu, sikur po veproni ju do e pengoni Kosovën nërrugëtimin e sajë drejtë BE-së , ashtu sikurse që për tre vite vonuat liberalizimin e vizave më Demarkacionin të cilin e votuat edhe pse e kontestonit edhe me gas.

Ndoshta pas tre viteve do ta votonit edhe një herë Hashimin edhe për një mandat si President dhe për të udhëheq Dialogun . Por, kësaj rradhe Kosova dhe populli i sajë nuk ka kohë e as qe do të ju presi deri sa dikush nga ju do te perfitoi diq pqër interesa të veta , partiake apo grupore e klanore në kte dialog ….