Tue. Jul 23rd, 2019

Kam mundur me qenë kamarier, ama jam bërë gazetar

Ia nisa të punoja në ndërtim, në një firmë private. Punova thuajse mbi 1 muaj, rëndë, nxehtë, presion, shumë punë dhe në fund pak pare, mos me thënë hiq.

Punoja për 8 euro në ditje maksimumi. E fillonim punën në ora 07:00 dhe e përfundonim në ora 18:00.

Shefat nuk na lënin as ujë të pinim rehat, duke thënë ‘hajde ma qka po ban, qka u kalle për kta ujë. Puno, jeni ardh me punu jo me pi ujë. Grahni b*** se për qeta paguhi”, fjalë të rënda këto natyrisht, e sidomos për një të ri i cili nuk kishte as idenë se di do të ishte e ardhmja e tij e çka do të bënte pastaj.

Punova diku 30-40 ditë, e lash atë punë, shumë rëndë, shumë presion, shumë zhurmë për asgjë, për pak pare.

E lash ndërtimin për të filluar një punë që mëndoja ishte më e lehtë. U punësova fillimisht në një restaurant diku 3-4 km larg shtëpisë sime si praktikant ku kalova 1 javë. Pasi mbarova si me thënë praktikën, fillova të punoja në një ëmbëltore në Malishevë. Ishte 1 shtatori si sot më kujtohet.

E nisa, më dukej më lehtë. Por paga aty ishte edhe më e vogël, ndërsa orari ishte i gjatë. 08:00 deri në 19:00.

Sikurse në ndërtim edhe këtu kishte presion. Madje kishim vetëm 20 minuta pauzë të bukës jo më shumë. Drekën ka qenë dashur me ngrënë shpejtë e shpejtë. Nuk kishim të drejtë të ulëmi as edhe 1 minutë të vetëm, e as të mbështetëmi pran ndonjë muri ose pranë shankit.

Por as këtu nuk ma deshti, u largova nga puna si shkak i mosefikasitetit, ani pse kisha bërë përvojë paraprakisht. U detyrova me ndërpre pa dëshirë por me kërkesë të shefit.

Për tri-katër javë, i mora veç 20 euro. Madje ishin në zarfë nuk e dija se janë aq pak se nuk do ia merrja kurrë, do ia përplasja për fytyre shefit të atij lokali.

E mbarova edhe këtë punë. Nuk kisha ide çka të bëja, çka të punoja. Ndërtimi i rëndë, puna e kamarierit nuk ishte për mua meqë mendoja se prap do të ndodht e njëjta po të nisja diku tjetër këtë punë.

Pauzova ashtu, kushtet ekonomike ishin të ulëta për ti nisur studimet. Por një ditë vendosa, vendosa me studiu, ngase unë veç isha regjistru në gazetari. Nuk kisha asgjë njohuri për këtë drejtim, nuk e dija as sallat e ligjeratave dhe nuk e njihja as mirë Prishtinën. Por vendosa me i fillu studimet i nisa me një muaj vonesë, kushtet ekonomike nuk ishin të mira që unë të kisha para për të studiuar, me 3-4 euro e kaloja javën, me një bukë e një pashtetë ose djath të vogël e kaloja ditën, por nuk kisha si të ushqehem më mirë, as familja nuk ishte më mirë se unë. E dija se po të kishin do të më shkollonin me kushte të mira, por gjendja reale ia pamundësonte realizimin e dëshirës dhe vullnetit të tyre.

Dhe kështu në këto kushte të rënda vazhdova për një vitë e gjysmë të studioja, e pas saj fillova të hapi diçka të re, diçka timen. E fillova Gazetën NewBorn. Më parë nuk kisha besu kurrë se një ditë do të jem pronar i një biznesi të suksesshëm. E nisëm si e nisëm, me vështirësi, me plotë sfida e mund, e duke punuar pa pare për thuajse 1 vit. Por nuk u ndalëm kurrë së punuari dhe vazhduam deri këtu.

Sot kam dhimbje për gjithë ata të rinj që kan një fat si timin të këtij fillimi. Ka shumë bashkëmoshatar të mi që punojnë si unë dhe i durojnë gjithë ato sharje e fyrje. Kam shumë shokë që punojnë edhe si kamariera. Nga ai moment, në shumë raste i lë para kamarierit, jo që e bëjnë qerak 0.50 cent ose 1 euro, por mundohem me ia kuptu pozicionin që ka.

Jeta ka shumë sfida, ka shumë ngatërresa, ka shumë mund. E gjitha që duhet të bëjmë është ti bëjmë ballë atyre, ti tejkalojmë edhe pse shpesh herë janë të vështira.

Mos dorëzohi, sepse jeta është sprovë, është sfidë në vete. Kurr mos thuani JO nuk mundëm, sepse PO mundemi, mundemi me arritë atë që duam por vetëm se duhet kohë dhe mund.

Për fund respekt për gjithë ata kamariera dhe gjithë ata punëtorë të ndërtimit që punojnë çdo ditë në lloj-lloj sfide e pa asnjë kontratë pune, iu lumtë për durimin.