Veseli dhe beteja për të sotmen e politikës

Grupimet politike dhe mbështetja e qytetarëve

Çdo etapë kohore e shkurtër a e gjatë, që lidhet me një fenomen a dukuri, e ka fundin e vet dhe fillimin e ri. Fillimi i ri kërkon novistët të cilët e kapërcejnë etapën me origjinalitetin veprues, të cilën gjë po mundohet ta ngrisë si vlerë Veseli. Ka ardhur koha që petkun e saj të veshur, politika ta ketë të pastër dhe si duket zgjedhjet nacionale kanë rastin për të shënuar këtë fillim të ri të të bërit politikë në Kosovë. Pritjet, kuptohet ishin më të mëdha, por duhet kuptuar se ky është fillimi.

Grupimi politik që e ka kuptuar nevojën e fillimit të ri dhe kompozohet karshi këtij realiteti, gjithsesi do ta ketë mbështetjen e qytetarëve të këtij vendi, pasiqë ata edhe e kërkojnë atë, por që këtë ndryshim nuk mund ta bëjnë vendosjet politike të pakonsoliduara. Vullneti i qytetarëve për t’i votuar partitë tradicionale me identitet e veprim nga e kaluara është i zbehur dhe konsmuar po aq sa edhe i atyre që krijuan identitet nga arratitë politike karshi realiteteve sistemore.

Qytetari fillimin e ri prapë do t’ia besoj partisë a partive që e bëjnë punishten e së tashmes politike, i motivuar kryesisht nga pragmatizimi veprues i tyre. Tek shumica e qytetarëve ende mbizotëron arsyeja se kjo e tashme politike gjithsesi e reformuar edhe në veprim dhe të bërit politikë, është garantuese e ruajtjes së të arriturave të këtij populli që realisht janë të mëdha.

Prandaj, janë që kapitullin e ri të ndryshimit të të bërit politikë ta bëjë me këto parti. Më mbanë shpresa se ky brez i politikës që simbolizon të tashmen politike, të ketë vullnetin që Fillimin e Ri ta çojë deri në fund. Ndryshe, në Kosovë do të fuqizohet ekstremizmi si inovacion në teprim i shumë ngjyrave e llojeve, mbase e rrezikon edhe vet ekzistencën e shtetit.