Këngëtari i njohur: Mendova se po vdisja

Këngëtari James Arthur, ka zbuluar se ai ka pësuar një sulm ankthi në skenë gjatë kësaj jave, duke pranuar se ai mendoi se po vdiste.

Artisti ka folur në Twitter për përvojën e tij gjatë festivalit Monte Verde të mbajtur mbrëmë, duke e quajtur ‘gjëja më e frikshme ndonjëherë’.

‘Unë pata një sulm ankthi në skenë para 12 mijë njerëzve sonte, mendova se po vdisja aty’, shkroi ai.

‘Kjo është ndoshta gjëja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetë time, por me të vërtetë më bëri të vlerësoj bekimet e mia, falënderoj të gjithë për gjithçka’.

Këngëtari mori lëvdata nga fansat pasi foli sinqerisht për çështjet e shëndetit mendor.

Arthur ka folur në lidhje me problemet e shëndetit mendor në të kaluarën, duke e quajtur periudhën tre vjeçare para rikthimit të tij “dënim me burg”.