“S’ka më Labinot”, reperi shqiptar ndërron emrin

Reperi shqiptar i njohur për publikun me nofkën ‘Gashi’, i cili është edhe mbiemri i tij, tash ka ndërruar mbiemrin nga shqiptar në një emër anglez.

Prindërit e emëruan me emrin shqiptar Labinot, por ata më pas shkuan për të këkuar një jetë të re e më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E atje djaloshi tashmë reper i njohur jo vetëm tek shqiptarët, ka vendosur që emri i tij të mos jetë më ‘Labinot’, shkruan Gazeta Express.

Gashi ka vendosur që emri i tij i ri të jetë ‘Larry’ që nga dita e nesërme. AI e tregon këtë me anë të një postimi që ka bërë në Twitter.

“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq babë e nënë“, shkruan reperi.

E megjithëse Gashi e ka fshirë shumë shpejt këtë status, pasi që shqiptarëve sigurisht se nuk i ka pëlqyer aspak, dëshmia ka mbetur.

Ndërkohë, reperi ka pasur një javë të suksesshme pasi albumi i tij ka aritur të jetë në top dhjetëshen e më të shiturve të javës në Billboard./Gazeta Express/