Donnarumma- Real Madrid, vjen lajmi i papritur

Skuadra e Real Madrid ka bërë shumë lëvizje me portierët, duke afruar Thibaut Courtois, Areola, si dhe duke larguar Keylor Navas nga skuadra.

Duket se Courtois dhe Areola nuk po bëjnë punën aq mirë sa duhet, andaj thuhet se ‘Los Blancos’ mund të tentojnë për një tjetër lëvizje të madhe.

Sipas ‘Don Balon’, Gianluigi Donnarumma është portieri që prinë në listën e dëshirave të Real, transmeotn lajmi.net.

Italiani thuhet të ketë refuzuar rinovimin e kontratës me ‘Rosoneri’, kurse Real Madrid po synon të shfrytëzojë situatën dhe të sigurojë shërbimet e tij, në vitin 2020.

Në këtë fillim edicioni, Donnarumma është paraqitur gjashtë herë me Milan, në Serie A.