Ja sa para do të fitojë fituesi i Ligës së Kampionëve

Skuadra e Real Madridit sonte takohet me Liverpoolin me fillim nga ora 20:45.

Reali dhe Liverpooli takohen në Kiev në stadiumin Olimpik, në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Dueli gjithashtu do të jetë mjaft interesant edhe sa i përket lojtarëve individual.

Salah do të ndeshet me Ronaldon dhe siç dihet tashmë të dy janë lojtarët më të mirë në botë, së bashku edhe me Messin.

Ekipi që do të fitojë Ligën e Kampionëve, do të ketë një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur edhe më shumë ekonominë.

Si finalisti edhe fituesi do të marrin shuma të mëdha pas takimit të shumëpritur.

Fituesi i Ligës së Kampionëve 2017/18 mund të fitojë nga 54 milionë deri në 57.2 milionë euro, duke mos përfshirë këtu sponzorët dhe të drejtat televizive, por vetëm fitimin nga Championsi.

Gjithashtu skuadrat mund të rrisin fitimet totale deri në rreth 100 milionë euro duke përfshirë edhe reklamat./GazetaBlic/