Joshua i pamposhtur, e mund rusin dhe i mbron titujt në kategorinë e rëndë (Video)

Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut, shkruan Gazeta Express.

Me këtët fitore, Joshua do t’i marrë plot 22 milionë euro, ndërsa Povetkini do t’i përfitojë 6.5 milionë euro.

35-vjeçari rus nuk ka pësuar asnjëherë humbje me nokaut, deri sonte në meçin e zhvilluar në stadiumin e Wembleyt, të cilin e fitoi Joshua. /Gazeta Express/