Më në fund Milan merr një lajm të mirë

Milan është në krizë të thellë të rezultateve. Në gjashtë ndeshjet e luajtura në Serie A, Milan ka siguruar vetëm 6 pikë, duke u renditur në pozitën e 16-të.

Në këtë situatë, Milan ka marrë një lajm të mirë. Tuttosport raporton se mbrojtësi i Milanit, Mattia Caldara do të kthehet nga lëndimi në mes të tetorit, përcjell ORAinfo.

Caldara u bashkua me kuqezinjtë nga Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Leonardo Bonucci verën e kaluar.