Kritika e Adem Mikullovcit ndaj Veselit që i bëri të gjithë të qeshin

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, pati një ankesë ndaj kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën e sotme.
Mikullovci, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, u ankua se nuk po i kupton pikat e rendit të ditës, pasi Veseli po i lexon shumë shpejt.

“Sen s’po ju kuptoj, po lexoni shpejt, nuk po e di çka po votoj”, tha.

Kjo kritikë iu duk e lezetshme deputetëve të cilët plasën në të qeshura, ndërkaq, kreu i Kuvendit e falënderoi Mikullovcin që ia dha këtë vërejtje e tha se do të ketë kujdes në leximin e pikave të rendit të ditës.