Kthehet moti i ftohtë dhe me shi në Kosovë – parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Nesër në Kosovë gjatë ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa ditën e premte moti pritet të jetë më ftohtë, paralajmëron Prishtina Weather.

“Vorbulla ciklonike nga Atlantiku gjatë ditës së nesërme do të depërtojë mbi Itali, e me të edhe një front i ftohtë, që gjatë ditës do të kalojë mbi vendin tonë. Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima”, njofton PW.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “pas kalimit të frontit të ftohtë, në orët e mbrëmjes dhe nga dita e premte do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat e ajrit për 10C deri 15C më ulët se ditëve të shkuara”.