Mustafa-Veselit: Po flet me logjikën e SHIK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur ‘selameve’ të kryetarit të Kuvendit të Kosovës sa i përket Speciales, duke thënë se Kadri Veseli është mirë të sillet si kryeparlamentar dhe jo si shef i SHIK-ut.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i kishte dërguar “selam” LDK-së që të mos fërkojë duart sa i përket Gjykatës Speciale.

Kreu i LDK-së tha se të gjithë ata që thirren nga Gjykata Speciale duhet t’i përgjigjen ftesës, dhe se për fajësinë apo jo të tyre do të vendosë drejtësia.ne videon 5 sekondshe gjendet ngjarja e plote vetem per ju K.L.I.K.O.J.E