Profi i Mjekësisë që prodhonte barna ilegalisht në shtëpinë e tij, i bashkohet Vetëvendosjes

“Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur”, ka shkruar Kurti, mirëpo në nëntor të vitit 2013 Azem Lajçi ishte arrestuar pasi dyshohej për prodhim ilegal të produkteve farmaceutike, ku nga policia iu gjet një laboratori ilegal për prodhimin e ilaçeve, të cilën vetë ai e kishte pranur më vonë, duke thënë se e kishte bërë për të fituar bukën e gojës.

Gjithashtu, Azem Lajçi konsiderohej si njëri nga bosët e industrisë farmaceutike në Kosovë, i cili dështoi në një proces privatizimi.

Mirëpo, kjo Kurtit nuk i ka penguar për ta pranaur në Vetëvendosje, dhe të numërojë punimet shkencore të tij.

Ky është shkrimi i plotë i Kurtit:

Azem Lajçi mban titullin Doktor i Shkencave të Kimisë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP në Kosovë, kurse magjistraturën dhe doktoratën në Universitetin e Zagrebit. Ai ka publikuar më shumë se 30 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka shkruar tekste universitare për studentët e mjekësisë, stomatologjisë dhe biologjisë. Azemi tani ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë, në UP, lëndët Kimi Mjekësore dhe Kimi e Përgjithshme. Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur.

Kujtojmë që VV’së i ishte bashkuar edhe Dr. Irfan Daullxhiu, kardiologu i akuzuar në një nga skandalet më të mëdha në shëndetësi të njohur, si rasti ‘Stenta’, rast për të cilin Kurti kishte thënë se me ardhjen e tij Vetëvendosjes do t’i forcohet zemra.

Në rastin ‘Stenta 2’ janë të akuzuar rreth 40 kardiolog./