Rrahim Tërnava: Kadri Veselin kryeministër të Kosovës po e do edhe Amerika

Kandidati për deputet nga Fushë Kosova, Rrahim Ternava theksoi se PDK-në dhe Kadri Veselin kryeministër të Kosovës po e duan qytetarët, por po e don edhe Amerika.

“PDK-ja ka një program për luftë kundër korrupsionit e nepotizmit. Shumë skeptikë mund të mos besojnë ashtu siç nuk kanë besuar në shpalljen e pavarësisë, por lufta ndaj korrupsionit e nepotizmit do të ndodhë, zhvillimi ekonomik dhe integrimi do të ndodhë, me një njeri të idealeve të mëdha në krye të qeverisë, me Kadri Veselin” tha Rrahim Tërnava.

Tërnava theksoi tutje se në PDK çdo ditë po vijnë njerëz të ri, njerëz edhe nga partitë tjera dhe se kjo tregon se vendimmarrjen për zhvillim, integrim dhe për luftë ndaj korrupsionit mund ta bëjë vetëm PDK-ja. Ai ka shtuar se në listën për deputetë të PDK-së janë njerëzit që e duan vendin, që e duan shtetin.

Kurse Ferat Shala the se programi politik i PDK-së është program i studiuar, i analizuar, është program për arsimin, program që përgatit njerëzit për tregun e punës dhe që ofron perspektivën për vendin, program që jep zgjedhje për të gjitha sfidat që ka sot, në fushën e arsimit, në fushen edukimit, në fushën sociale, për kategoritë e luftës, për shëndetësinë dhe shtoi se PDK ka kapacitetet për ta pastruar oborrin e vet por edhe oborrin e Kosovës, se ka një listë kandiduese dhe gjithpërfshirëse, si askush tjetër mbi 60 përqind të rinj.