Trump tenton t’ia prek gjurin, presidenti i Finlandës “i largon” dorën

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një gjest i cili është kapur nga mediat, derisa gjendej në Zyrën Ovale për të marrë pyetje nga reporterët së bashku me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy liderët u ulën krah për krah për një paraqitje të përbashkët shtypi, gjatë së cilës mediat amerikane kryesisht i bënë presidentit pyetje në lidhje me kërkesën e demokratëve për hetimin e tij, përkatësisht thirrjes telefonike të korrikut me presidentin ukrainas.