Vëllai i Rexhep Selimit në tubim të AAK-PSD

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës Ramadan Selimi i cili është vëllau i deputetit të Vetëvendosjes Rexhe Selimi, si duket nuk kanë prirjet e njëjta politike.

Ramadan Selimi është parë në një tubim të koalicionit 100% të AAK-PSD, duke përkrahur kandidatin e këtij koalicioni Ramush Haradinajn dhe kandidatët e këtyre dy subjekteve.

Kujtojmë, që Rexhep Selimi ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit do të kandidojë përsëri nga kjo parti.