Eskalon Coronavirusi në Kosovë, sonte edhe 26 raste të reja

Është rritur dukshëm numri i të prekurve me COVID 19 në Kosovë. Hiq më pak se 26 raste kanë dalë pozitiv sonte.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, thuhet në komunikatën e Institutit të Shëndetit Publik.