Këta ministra të LDK’së votuan për masat e reja të Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar propozimin e qeverisë Kurti për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit qe përfshinë edhe kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Gazeta inFokus mëson nga burimet e saj brenda LDK-së se vetëm Zëvendëskryiminstri Avdullah Hoti i ka kundërshtuar këto masa.

Ndërkohë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci e ka kundërshtuar dhe e ka konsideruar antikushtetues vendimin e qeverisë për masat e reja.

Kujtojmë që LDK ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për cka edhe kryeminstri Albin Kurti e shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit te Puneve te Brendshme për të cilin tha se përhapi panikë në këtë kohë krize kur Kosova po përballet me koronavirusin.