Agjenti i Achraf Hakimit, Camano: Skuadrat e mëdha i duan shërbimet e tij

Achraf Hakimi është përshkruar si njëri ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, së bashku me Trent Alexander-Arnoldin e Liverpoolit.

Agjenti i marokenit, Alejandro Camano ka thënë se tashmë skuadra të mëdha e kanë kontaktuar atë dhe duan të transferojnë nga Real Madridi.

Hakimi është aktualisht në huazim te Borussia Doetmundi ku po tregon formë të lartë, mirëpo në fund të sezonit do të rikthehet në Santiago Bernabeu.

“Achraf është aktualisht njëri ndër mbrojtësit më të mirë të djathtë në botë, së bashku me Trent Alexander-Arnold”, ka thënë Camano.

“Të gjitha skuadra e mëdha më kanë kontaktuar dhe i duan shërbimet e tij, Real Madridi është i interesuar po ashtu të mbajë atë në skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *