Kështu do të dukej formacioni i Juventusit nëse Harry Kane, Tolisso dhe Willian kalojnë në Torino

Kjo verëpritet të jetë shumë e ngjeshur për Juventusin, pasi pritet të ndodhin disa largime e transferime të reja.

Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjanic thuhet se do të largohen nga Zonja e Vjetër me të përfunduar ky edicion, pasi nuk janë më në planet e skuadrës.

Corriere dello Sport raporton se kampioni i Serie A po tenton të transferojë Harry Kanen dhe Willianin në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi anglez tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga Tottenham Hotsouri në mënyrë që të fitojë trofe.

Në anën tjetër, Willian ishte i gatshëm që të qëndronte te Chelsea me një kontratë mbi dyvjeçare, mirëpo këta të fundit nuk i ofrojnë më shumë se një vit.

Një tjetër alternativë për mesfushën do të jetë edhe anëtari aktual i Bayern Munichut, Corentin Tolisso, që do të zë vendin e Pjanicit që po ashtu do të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *