Chelsea thotë se i mungon ‘Stamford Bridge’ – Bayerni thumbon The Blues në postimin e tyre në Twitter

Klubi londinez ka postuar një foto nga stadiumi i tyre ‘Stamford Bridge’, duke treguar se u mungon ai vend.

“Na mungon ky vend”, ka shkruar Chelsea në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bayern Munichut, që i ka thumbuar ata.

“Nuk na mungon të gjithëve?”, duke u kujtuar humbjen që pësuan The Blues në stadiumin e tyre në përballjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Chelsea kishte humbur 3-0 në Stamford Bridge, derisa pritet që në gusht të rikthehet për të zhvilluar edhe takimin e dytë në Allianz Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *