Andre Silva refuzon rikthimin te Milani: Ndihem mirë në Bundesligë

Andre Silva nuk e dëshiron rikthimin te Milani, pasi është i lumtur te Eintracht Frankfurti.

Sulmuesi portugez nuk arriti të gjente vetën në San Siro dhe u largua në verën e kaluar në drejtim të skuadrës gjermane.

Në anën tjetër Milani e kishte transferuar Ante Rebicin nga Frankfurti, derisa të dy skuadrat kanë mbetur të kënaqura.

Por, Silva që është në huazim ka thënë se ai është i lumtur në Bundesligë dhe dëshiron të vazhdojë aty.

“Ata më trajtojnë mirë këtu. Më pëlqen qyteti, tifozët dhe Bundesliga. Prandaj ka shumë arsye që më shtyjnë të qëndroj”, ka thënë ai.

Calciomercato raporton se një largim i përhershëm për Silva – i cili kushtoi Milanit 38 milionë euro – mund të jetë një nxitje e madhe për financat e klubit.

Ata deklaruan se Eintracht me të vërtetë janë të interesuar ta bëjnë marrëveshjen të përhershme, me dy hipoteza që janë ose një shitje e plotë ose futja e ish sulmuesit të Portos në një marrëveshje për anësorin Ante Rebic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *