Abazi tregon a do të punojnë furrat pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar se furrat e bukës do të punojnë edhe pas vendimit për lëvizje të kufizuar të qytetarëve.

Abazi ka theksuar se qytetarët furnizimin me gjerat që ju nevojiten mund ta bëjë në oraret kur është përcaktuar për të lëvizur në vendimin e qeverisë.

“Gjithsesi që do të punojnë të gjitha furnizimet do të jenë brenda orëve të dhënë në vendim dhe njerëzit do të kenë mundësin që të bëjnë furnizimin. Rasti në kinë një dy dit apo tri dit një anëtar i familjes ka dal. Ajo çka është e rëndësishme është që të gjithë të jenë të disiplinuar”, ka thënë Haki Abazi.

Kujtojmë se paraprakisht Qeveria e Kosovës mori vendimin sipas së cilit nga dita e nesërme ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara, e që u kundërshtua nga Hashim Thaçi.

Ai këtë vendim e ka quajtur antikushtetues, duke u bërë thirrje qytetarëve e institucioneve të mos e zbatojnë vendimin.