Kush janë 26 të infektuarit me koronavirus që u zbuluan sot?

edhe 26 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti I Shëndetit Publik të Kosovës, shkruan inFokus.

Rastet e konfirmuara 14 janë nga komuna e Malishevës kurse 11 raste janë nga Gjilani e 1 rastë është nga Gjakova.

Ky është njoftimi I plotë:

Komunikatë për media

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjet në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.