Kjo është ndeshja që dyshohet se përhapi koronavirusin në Itali

Lombardia është pjesa më e goditur nga koronavirusi, në shtetin e Italisë.

Italia është nga vendet që është goditur më së shumti nga Covid19. Saktësisht, veriu i Italisë ka vuajtur më shumë. Zona si Veneto e Lombardia janë më të prekurat.

Por, si u përhap koronavirusi në Lombardi? Dyshimet kanë filluar të rriten se ndeshja mes Atalanta dhe Valencia, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila luhej në ‘San Siro’, ka përhapur këtë virus.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 45792 tifozë. Pastaj, pandemia goditi Bergamon, bazën nga ku është skuadra e Atalanta, e që është zemra e Lombardisë, shkruan ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Profesori Galli e ka cilësuar këtë grumbullim si një bomb biologjike për Bergamon.