64-vjeçari hidhet nga kati i 16-të, nuk duronte dot izolimin

Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u hodh nga një apartament luksoz në Manhattan.

64-vjeçari i cili ende nuk është identifikuar, u hodh nga kati i 16-të i ndërtesës në Tribeca Park në Street Chambers rreth orës 11:00 të mbrëmjes ditën e premte.

Autoritetet thanë se ai vdiq menjëherë sapo ra në oborrin e ndërtesës.

Një fqinj kanë thënë se vetëvrasja e dukshme mund të ketë qenë e lidhur me rregulloret e shtetit në lidhje me koronavirusin, vetëizolimin dhe pandeminë aktuale.

Ajo tha për New York Post:

Unë dola të pi një cigare dhe më thanë që dikush u hodh. Ju duhet të jeni të fortë mendërisht për të përballuar izolimin. Pasiguria e asaj që do të ndodhë është e frikshme.
Policia nuk e ka lidhur vdekjen me shpërthimin e koronavirusit, apo me izolimin e New York.

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo njoftoi të premten urdhra gjithëpërfshirës që do të kufizojnë ashpër grumbullimet masive për më shumë se 19 milion banorë të shtetit dhe do t’u kërkojnë punëtorëve në biznese jo-thelbësore të qëndrojnë në shtëpi.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania