Lajm i fundit/Qeveria vendos lirimin e përkohshëm të një pjese të burgosurish

Qeveria ka vendosur të lirojë nga qelitë përkohësisht një pjesë të burgosurve si pasojë e përhapjes së pandemisë nga koronavirusi.

Në aktin normativ i publikuar në Fletoren Zyrtare paraqiten edhe kriteretet përkatëse të të burgosurve që përfitojnë qëndrim të përkohshëm në shtëpi.

Në vendimin e qeverisë i miratuar sot dhe që ka hyrë në fuqi menjëherë, bëhet fjalë për një periudhë tre mujor të lirimit të përkohshëm.

“Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë”, thuhet në vendim.