Zhvillimi i mësimit online/ Si do vlerësohen nxënësit që nuk kanë smartphone? Ja si përgjigjet Ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me arsimin në këtë situatë alarmante nga koronavirusi.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në ‘Facebook’, ajo ka sqaruar se si do të veprohet me vlerësimin e nxënësve, që nuk kanë qasje në internet apo nuk kanë një telefon smart.

Shahini ka deklaruar se puna vështirësohet, por mësuesit kanë qasje tek nxënësit e tyre përmes telefonave që nuk janë smart.

‘Natyrisht, puna vështirësohet në këto raste, por mësuesit kanë qasje tek nxënësit e tyre përmes telefonave që nuk janë smart. Kështu që, vlerësimi do të jetë kryesisht ‘vlerësim me gojë’ përmes një telefonate të shkurtër. Mësuesit janë udhëzuar se si mund të bëhet